Ministria e Infrastrukturës ka rihapur tenderin për Lotin 1 të zgjerimit të rrugës nacionale N9 në segmentin Kijevë–Dollc. Vlera e parashikuar e kontratës është 12 milionë euro.
Projekti përfshin zgjerimin e katër kilometrave të rrugës. Parashihet edhe ndërtimi ose zgjerimi i akseve dytësore, me gjatësi të përgjithshme prej 1.740,63 metrash.
Kompanitë duhet t’i dorëzojnë ofertat deri më 9 dhjetor 2026, në orën 14:00. Pjesëmarrësit duhet të ofrojnë siguri të tenderit prej 300 mijë eurosh.
Kontrata do t’i jepet ofertës ekonomikisht më të favorshme. Vlerësimi do të marrë parasysh çmimin, planin dinamik dhe garancinë, e cila duhet të jetë nga dy deri në pesë vjet.
Afati i parashikuar për përfundimin e punimeve është 365 ditë nga dhënia e kontratës.




