Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, tha të hënën se Kuvendi pritet të mbajë këtë javë seancë të jashtëzakonshme për Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian.
«Në kontrast me këtë, Kryesia ka marrë nismën për përcjelljen e një seance të jashtëzakonshme gjatë kësaj jave, në të cilën do të diskutohet për rezultatet dhe konstatimet e Raportit të Progresit», tha Lushaku pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Ajo tha se për procedurën formale të thirrjes do të mblidhen nënshkrimet e nevojshme. Nuk është konfirmuar nëse ato janë siguruar apo kur do të caktohet seanca.
“Në kontrast me këtë, Kryesia ka marrë nismën për përcjelljen e një seance të jashtëzakonshme gjatë kësaj jave, në të cilën do të diskutohet për rezultatet dhe konstatimet e Raportit të Progresit”
Lushaku tha se raporti, i publikuar javën e kaluar, evidentonte probleme e dështime të Qeverisë në disa fusha. Qeveria nuk ka reaguar ndaj këtij vlerësimi.
Në mbledhjen e Kryesisë u diskutuan edhe shëndetësia dhe energjia. Lushaku tha se ishte paraqitur një mocion për debat dhe llogaridhënie lidhur me blerjen dhe menaxhimin e energjisë.




