Liria e mposhti Suharekën 2:0 të mërkurën dhe mbetet e para në Ligën e Parë me 32 pikë, pas ndeshjeve të xhiros së 14-të.
Ramiz Sadiku fitoi 3:1 në udhëtim ndaj Rilindjes 1974, Vjosa mposhti Kikën 1:0, Lepenci dhe Trepça ’89 barazuan 1:1 në Kaçanik, ndërsa Mitrovica fitoi 3:0 ndaj 2 Korrikut. Xhiroja nisi të martën me barazimin 0:0 mes Tefik Çangës dhe Ferizajt dhe përfundon të enjten, më 5 nëntor, me ndeshjen Trepça–Istogu, të planifikuar për orën 13:00.




