Fermerët në Rahovec kanë marrë 74 sera, ndërsa komuna ka nisur zbatimin e një sistemi SMART për ujitjen, plehërimin dhe monitorimin e tyre, njoftoi Komuna e Rahovecit.

Nga serrat e shpërndara, 26 kanë sipërfaqe prej 5 ari dhe 48 prej 3 ari. Komuna ka siguruar edhe tre mekanizma vetëmenaxhues për hapjen automatike të serrave.

Sistemi SMART po zbatohet në partneritet me Fondacionin AGRODEV. Fermerët do të përfitojnë mbështetje financiare prej 400 deri në 750 euro për fermer.