Kolonat e automjeteve përsëriten çdo mëngjes në rrethrrotullimin pranë njërës prej hyrjeve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në hyrje të Prishtinës nga Veterniku.
Vozitësit që kalojnë në këtë segment përballen me pritje në komunikacion. Eksperti i komunikacionit Lavdim Hamiti thotë se një zgjidhje e mundshme do të ishte krijimi i dy shiritave në hyrje të spitalit.
«Është e mundshme që të bëhen dy shirita në hyrje të spitalit», tha Hamiti. Ai përmendi edhe mundësinë e një rruge të veçantë për hyrje në QKUK.
“Është e mundshme që të bëhen dy shirita në hyrje të spitalit”
Komuna e Prishtinës ia lidh kolonat edhe zhvillimit të Prishtinës së Re dhe rritjes së numrit të banorëve që përdorin këtë segment rrugor.
Sipas komunës, në vitet e kaluara pjesët e pagesave dhe laurat në hyrje të QKUK-së janë zhvendosur rreth 50 deri në 80 metra më në brendësi. Këto ndërhyrje janë bërë në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse.
Drejtori i mobilitetit në Komunën e Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci, tha se hapja e Rrugës A do të ndihmojë në vlerësimin e lëvizshmërisë në atë segment. «Mendoj se me hapjen e rrugës A, Drejtoria e mobilitetit, do ta sheh lëvizshmërinë çka do të ndodhë me lirimin e atij segmenti shumë të madh», tha Bajqinovci.
Komuna thotë se do të marrë masa në përputhje me gjendjen në terren dhe pret që hapja e Rrugës A të ndikojë në qarkullim. Nuk është konfirmuar nëse është vendosur të krijohen dy shirita ose rrugë e veçantë për hyrje në QKUK.




