Orari i KEDS-it parasheh ndërprerje të energjisë të mërkurën, 4 nëntor, në gjashtë rajone të Kosovës, me disa zona pa rrymë deri në 10 orë.
Në Arbëri dhe në disa pjesë të Kodrës së Trimave e rrugës Kukësi, ndërprerjet parashihen nga ora 09:00 deri në 18:00. Në disa lokalitete të Pejës, orari është nga 08:00 deri në 14:00, ndërsa në pjesë të rrugëve Ahmet Krasniqi dhe Hysni Rama nga 10:00 deri në 13:00.
Në zona të Prizrenit, ndërprerjet janë planifikuar kryesisht nga ora 09:00 deri në 14:00. Në disa fshatra të Dragashit, ato parashihen nga 10:00 deri në 14:00.




