Interi fitoi 3-0 ndaj Feyenoordit në Rotterdam më 3 nëntor, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
Yann Bisseck shënoi në minutën e 8-të, Francesco Pio Esposito në të 34-tën dhe Piotr Zielinski në të 54-tën. Një tjetër gol i Espositos u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it.




