Instituti Albanologjik i Prishtinës mbajti më 4 nëntor një tryezë shkencore për fushatën habsburgo-osmane në Kosovë gjatë viteve 1689–1690 dhe pasojat e saj për popullsinë vendase.

Në hapje, shefi i Degës së Historisë në institut, Nuredin Ahmeti, tha se trajtimi shkencor i periudhës është i rëndësishëm, veçanërisht për aspektin demografik.

«Burimet osmane dëshmojnë se gjatë kësaj periudhe popullsia myslimane pësoi persekutime, vrasje dhe një shpopullim jashtëzakonisht të madh të Kosovës», tha Krasniqi.

“Burimet osmane dëshmojnë se gjatë kësaj periudhe popullsia myslimane pësoi persekutime, vrasje dhe një shpopullim jashtëzakonisht të madh të Kosovës. Shumë prej të larguarve nuk u kthyem më kurrë”
— Nehat Krasniqi, studiues

Gjatë tryezës u tha se pas tërheqjes osmane popullsia myslimane shqiptare u detyrua të migronte, ndërsa pas rikthimit osman një pjesë e popullsisë së krishterë u shpërngul nga frika.