Ekspozita personale “Imazhe Migruese” e artistes Bora Baboçi hapet më 8 nëntor në Galerinë Kombëtare të Kosovës QAFA në Prishtinë.

Punimet shqyrtojnë lëvizjen e imazheve ndërmjet materialeve dhe konteksteve, si dhe raportin mes dukshmërisë dhe fshehjes.