Mbrëmja «Poezia dhe përkthimi | Letërsia shqipe në gjermanisht» është planifikuar të nisë në orën 18:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës «Pjetër Bogdani» në Prishtinë.

Në program janë lexime poetike, biseda për letërsinë shqipe dhe përkthimin, si dhe muzikë. Të ftuar janë autorët Blerina Rogova-Gaxha dhe Arben Idrizi, si dhe përkthyesja Zuzana Finger. Bisedën do ta moderojë Blerta Ismajli.