Kontrollet inspektuese në disa lokale në Mitrovicën e Veriut ishin në zhvillim më 9 nëntor, ndërsa Policia e Kosovës u ofronte asistencë inspektorëve, tha zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Erduan Baljići.
Në kontrolle morën pjesë Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, inspektorati sanitar dhe Administrata Tatimore e Kosovës. Baljići tha se kontrollet i kryejnë shërbimet kompetente, ndërsa roli i Policisë është t’u japë asistencë.
«Deri më tani nuk ka pasur incidente», tha Baljići. Deri atëherë nuk kishte informacion nëse ndonjë lokal ishte mbyllur ose nëse ishin konstatuar parregullsi.
“Deri më tani nuk ka pasur incidente”




