Në emisionin Debat Plus, analisti Imer Mushkolaj tha se projektbuxheti i Qeverisë nuk pasqyron zotimet për vitin e ardhshëm dhe projeksionet për 2028 e 2029.
Ai kërkoi llogaridhënie për shpenzimin e parasë publike dhe përgjigje për premtimet në sektorin energjetik e në sektorë të tjerë. «Kështu që ne duhet me ditë se ku po shkojnë paret tona», tha Mushkolaj.
Mushkolaj kritikoi edhe mënyrën e qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti. Ai tha se qeverisja është përqendruar te ministri i Financave Hekuran Murati dhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
“Kështu që ne duhet me ditë se ku po shkojnë paret tona.”
«Në sektorët e tjerë Albin Kurti nuk ka qeverisur», tha Mushkolaj.




