Fotografitë e publikuara nga Presidenca tregojnë ndryshime në hapësirën ku ishte ekspozuar Deklarata e Pavarësisë së Kosovës.

Në imazhe, në vend të Deklaratës shihet një punim me filigran. Fotografia e Ibrahim Rugovës është zhvendosur anash.

Presidenca nuk ka dhënë sqarim zyrtar për ndryshimet. Nuk është konfirmuar nëse Deklarata është larguar përfundimisht, kush e ka marrë vendimin apo cilat janë arsyet.