Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha të hënën se nuk do të habitej nëse Qeveria e Kosovës ndryshon qasjen për Asociacionin.
«Unë nuk befasohem në raport me këtë temë», tha Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. Ai iu referua Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023, e cila, sipas tij, parasheh zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme ndërkombëtare.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, kishte thënë ditë më parë se Qeveria mund të ishte më e gatshme për Asociacionin pas fitores së Listës së Studentëve në zgjedhjet në Serbi më 25 tetor.
“Unë nuk befasohem në raport me këtë temë”




