Koncerti «Nga Baroku te Muzika Bashkëkohore» është planifikuar për orën 14:00 të mërkurën, 4 nëntor, në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës.

Në program janë veprat e Johan Halvorsen, W. A. Mozart, Béla Bartók, C. M. von Weber, Karl Jenkins, Vittorio Monti dhe kompozitorit Leutrim Sahiti. Do të interpretojnë Fisnik Shkodra, Ardit Ibrahimi, Adis Kurtaj dhe Blendi Axhillari.