Peshëngritësja 15-vjeçare Emily Ibanez, që përfaqëson Kosovën, përfundoi e pesta në kategorinë deri në 69 kilogramë në Kampionatin Botëror në Ningbo të Kinës.
Ibanez garoi të martën, më 3 nëntor, dhe ngriti 106 kilogramë në shkëputje e 134 kilogramë në shtytje. Totali i saj në dygarësh ishte 240 kilogramë. Gjatë garës, ajo vendosi shtatë rekorde botërore për të reja: dy në shkëputje, dy në shtytje dhe tri në dygarësh.
Disa javë më parë, Ibanez fitoi tri medalje të arta në Kampionatin Evropian për juniorë në Durrës. Ajo dhe vëllai i saj, Brayan, përfaqësojnë Kosovën dhe synojnë normat për Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit 2028.




