Aurora Hyseni-Alto dhe Elona Alshiqi-Soprano treguan të mërkurën në emisionin N’Fluturim të Kanal 10 se si u krijua kuarteti ZA QUARTET.
«Ka ardhur koha dhe kemi themeluar “Za Quartetin”, disa muaj para festivalit “ReMusica”», tha anëtarja e kuartetit Aurora Hyseni.
Alshiqi tha se grupi përbëhet nga katër anëtare, të cilat kanë kënduar në kore e ansamble të ndryshme dhe kanë aftësi edhe në këndim solo.
“Ka ardhur koha dhe kemi themeluar “Za Quartetin”, disa muaj para festivalit “ReMusica””




