Operatorët ekonomikë dhe personat që kryejnë procedura doganore duhet t’i deklarojnë saktë mallrat, rikujtoi të mërkurën Dogana e Kosovës.

Neni 112 i Kodit Nr. 08/L-247 Doganor dhe të Akcizave kërkon që mallrat e vendosura nën një procedurë doganore të mbulohen nga deklarata përkatëse. Përjashtim bën procedura e zonës së lirë.

Sipas Doganës, deklarimi i saktë ndihmon në zbatimin e ligjit, transparencën dhe lehtësimin e tregtisë. Respektimi i rregullave është përgjegjësi e përbashkët e pjesëmarrësve në procesin tregtar.