Ceremonia e diplomimit të 395 kadetëve të Policisë së Kosovës, e planifikuar për 30 tetor, pretendohet se është shtyrë deri më 6 nëntor për shkak të mungesës së uniformave dhe pajisjeve.

Bëhet fjalë për kadetët e gjeneratës së 63-të. Shtyrja iu kumtua kadetëve të mërkurën, më 28 tetor.

Kadetët e nisën trajnimin më 27 prill në Vushtrri. Ceremonia ishte paraparë të mbahej të premten, më 30 tetor.

Nënkoloneli në pension Refki Morina tha se mungesa e furnizimit të rregullt me uniforma pengon operimin normal të policëve. Deputetja Besa Kabashi-Ramaj tha se mungesa e pajisjeve bazike ngre pikëpyetje për kërkesa më të mëdha operacionale.

Policia dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk e kanë konfirmuar shtyrjen, numrin e kadetëve ose arsyen e përmendur. Nuk dihet nëse ceremonia do të mbahet më 6 nëntor.