Dalina Haxhiu fitoi Okarinën e Artë për Fëmijë në edicionin e parë të “Akordeve për Fëmijë”, me këngën “Ëndrra ime s’fle”.
Çmimin e parë ia ndau kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu. Mbrëmja u mbajt në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku 15 artistë të rinj interpretuan këngët e tyre të shoqëruar nga orkestra.
«Duhet të ëndërrojnë gjithmonë dhe mos të dorëzohen kurrë, siç thotë edhe teksti i këngës sime», tha fituesja Dalina Haxhiu, duke iu referuar mesazhit që dëshironte t’u përcillte fëmijëve.
“Duhet të ëndërrojnë gjithmonë dhe mos të dorëzohen kurrë, siç thotë edhe teksti i këngës sime”
Rita Krasniqi fitoi Okarinën e Argjendtë për këngën “Soprano”, ndërsa Marin Keri mori Okarinën e Bronztë për “Ëndrrat s’kanë kufij”.
Çmimi për tekstin më të mirë iu dha Aksa Sulejmanit për këngën “Lëshoni pëllumbat”, me tekst të Valon Gashit. Sulejmani tha se mesazhi i këngës është që «njerëzit të kënaqen në çdo moment të jetës».
“Akordet për Fëmijë” është pjesë e Festivalit të Këngës në RTK “Akordet e Kosovës”.


