Bekim Çollaku, ish-shef i stafit të Hashim Thaçit si president, tha më 5 nëntor në emisionin FRONTAL se një makinë civile do t’i printe veturës së Thaçit drejt EULEX-it.
«Po e zbuloj për herë të parë dakordimin me stafin e Gjykatës Speciale, që të ketë vetëm një makinë me targa civile, me një apo dy personel staf të gjykatës speciale», tha Çollaku. Ai tha se pjesëtarët e stafit do t’i prinin veturës së Thaçit.
Çollaku tha gjithashtu se Thaçi nuk ishte arrestuar, por ishte dorëzuar vetë. Dakordimi i përshkruar prej tij nuk ka konfirmim të pavarur dhe nuk është paraqitur dokument zyrtar për të.
“Po e zbuloj për herë të parë dakordimin me stafin e Gjykatës Speciale, që të ketë vetëm një makinë me targa civile, me një apo dy personel staf të gjykatës speciale”




