Një burrë kosovar vdiq në QKUK pasi u gjet i shtrirë në Prishtinë mbrëmjen e 8 nëntorit, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Raporti shënon se ai u gjet në orën 23:17. Në vendngjarje dolën njësia policore dhe emergjenca, ndërsa stafi mjekësor konfirmoi vdekjen e tij në QKUK.
Me vendim të prokurorit, trupi u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Raporti i Policisë nuk e specifikon shkakun e vdekjes.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë.”




