Prej një jave, banorët e rrugës “Beqir Kastrati” në lagjen Mati 1 të Prishtinës po përballen me presion të pamjaftueshëm të ujit, sipas ankesave të tyre.

Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, tha më 6 nëntor se ekipet teknike kishin dalë në terren për verifikime dhe kishin vërejtur humbje uji në rrjetin e kanalizimit.

«Është bërë dedektimi e shenjëzimi në rrjet dhe uji po humb në rrjetin e kanalizimit», tha Mjeku. Ajo tha se sanimi në zonën e rrjedhjes do të fillonte së shpejti.

“Është bërë dedektimi e shenjëzimi në rrjet dhe uji po humb në rrjetin e kanalizimit”
— Arjeta Mjeku, zëdhënëse e KRU “Prishtina”.