Futbollisti Diar Vokrri është operuar me sukses pas këputjes së ligamentit në këmbën e djathtë, njoftoi klubi i Ballkanit nga Suhareka.

Vokrrin e pret faza e rehabilitimit. Klubi nuk ka dhënë afat për kohëzgjatjen e saj ose rikthimin e futbollistit në fushë.

«Jemi pranë teje gjatë gjithë këtij procesi!», shkroi klubi.

“Jemi pranë teje gjatë gjithë këtij procesi!”
— Klubi i Ballkanit