Dy golat e Fermin Lopezit në minutat 45 dhe 66 i dhanë Barcelonës fitoren 2:1 ndaj Atletico Madridit në Madrid.
Giuliano Simeone e kaloi Atleticon në epërsi në minutën e 10-të. Lopez barazoi pak para përfundimit të pjesës së parë, pastaj shënoi golin e fitores në minutën e 66-të.
Me këtë fitore, Barcelona ka 33 pikë dhe kryeson tabelën, tri pikë para Real Madridit. Atletico Madridi është i treti me 28 pikë.




