Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami tha të martën, më 3 nëntor, se në buxhetin e planifikuar për vitin 2027 janë paraparë 1 milion euro për Unazën e Jashtme të Prishtinës. Ajo e publikoi deklaratën në një postim, ku vuri në pikëpyetje investimet kapitale të planifikuara nga Qeveria.

«Një milion Euro për komplet vitin 2027», shkroi Bajrami për shumën që, sipas saj, është ndarë për projektin gjatë gjithë vitit.

Një ditë më herët, më 2 nëntor, kryeministri Albin Kurti e përmendi Unazën e Jashtme të Prishtinës ndër projektet e planifikuara për investime kapitale. Në një mbledhje të Qeverisë, ai tha se «Për herë të parë, buxheti parasheh mbi 1 miliardë euro vetëm në kategorinë e investimeve kapitale.»

“Një milion Euro për komplet vitin 2027.”
— Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së

Shuma prej 1 milion eurosh nuk verifikohet përmes dokumentit zyrtar të buxhetit. Nuk është sqaruar nëse ajo është propozim buxhetor apo ndarje përfundimtare.