Industria përpunuese përbënte 93,54% të strukturës së prodhimit industrial në Kosovë më 2025, sipas Anketës së Produkteve Industriale PRODCOM të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Industria nxjerrëse zinte 5,79% të strukturës, nga 5,38% më 2024. Furnizimi me ujë, kanalizimi, menaxhimi dhe trajtimi i mbeturinave përbënin 0,67%.
Pjesëmarrja e industrisë përpunuese ishte 92,11% më 2022, u rrit në 94,97% më 2023 dhe ishte 93,80% më 2024.




