Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) kërkoi që Projektbuxheti i Kosovës për vitin 2027 të orientohet më shumë drejt prodhimit, eksporteve, investimeve dhe vendeve të punës.
Projektbuxheti kap vlerën rreth 4,27 miliardë euro. Sipas AKB-së, shpenzimet për paga, subvencione dhe transfere, pa programe të fuqishme zhvillimore për bizneset, nuk garantojnë qëndrueshmëri ekonomike afatgjatë.
«Madhësia e tij nuk është dëshmi e zhvillimit ekonomik», tha AKB-ja.
“Kosovës i duhet buxhet edhe më i madh se 4.27 miliardë euro. Por Kosovës i duhet më shumë prodhim, më shumë eksporte, më shumë investime dhe më shumë vende pune”
Organizata kërkoi fond zhvillimor për prodhimin vendor, mbështetje për eksportuesit dhe produktet “Made in Kosova”, lehtësime fiskale për investimet private, ulje të kostos së energjisë dhe ndihmë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
AKB-ja tha se nuk e kundërshton rritjen e pagave, pensioneve dhe mbështetjes sociale, por kërkon që këto politika të mbështeten në një ekonomi prodhuese dhe sektor privat të fuqishëm.




