Shefi i deputetëve të PDK-së Arian Tahiri, Elmi Reçica dhe Ariana Musliu Shoshi u takuan të hënën me ambasadorin e BE-së në Prishtinë, Dirk Schuebel.
Tahiri tha se biseduan për shqetësimet lidhur me procesin gjyqësor në Hagë, të drejtat e njeriut dhe avancimin e agjendës evropiane.
«Gjatë takimit diskutuam për shqetësimet tona lidhur me procesin gjyqësor në Hagë, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe rëndësinë e avancimit të agjendës evropiane», tha Tahiri.
“Gjatë takimit diskutuam për shqetësimet tona lidhur me procesin gjyqësor në Hagë, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe rëndësinë e avancimit të agjendës evropiane.”
Ambasadori Schuebel dhe Delegacioni i BE-së nuk kanë dhënë konfirmim të veçantë për takimin dhe temat e diskutuara.




