Një fushatë për mbledhjen dhe trajtimin e problemeve të ndërtimit ka nisur në Kosovë, me ftesë për kompanitë dhe bizneset e sektorit që t’i paraqesin shqetësimet e tyre.
Shoqata e Ndërtimit të Kosovës u ka bërë thirrje kompanive të ndërtimit, prodhuesve, furnizuesve dhe bizneseve të lidhura me sektorin që të paraqesin sfidat. Sipas Shoqatës, shqetësimet do të shqyrtohen, ndërsa problemet e përbashkëta synohet të ngrihen në nivel institucional.
Shoqata u ka bërë thirrje edhe kompanive që nuk janë anëtare të saj dhe të Odës Ekonomike t’i bashkohen përfaqësimit të përbashkët. Në thirrjen e saj, ajo u shpreh: «Mos prisni që dikush tjetër t’i adresojë problemet tuaja. Bëhuni pjesë e zgjidhjes!»
“Mos prisni që dikush tjetër t’i adresojë problemet tuaja. Bëhuni pjesë e zgjidhjes!”




