Samadrexha mposhti Shqiponjën 34:27 të shtunën pasdite në Gjakovë, në derbin e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Ndeshja u zhvillua në palestrën “Shani Nushi”. Samadrexha e mbylli pjesën e parë me epërsi 14:13 dhe u tregua më efikase në pjesën e dytë.

Jennifer Abreu shënoi 9 gola dhe Vitoria Oliveira 8 për Samadrexhën. Celine Sia Tolno realizoi 12 gola për Shqiponjën, ndërsa Ana Carolini Gonçalves shënoi 7.

Fitorja ishte e pesta e Samadrexhës në pesë ndeshje të zhvilluara. Shqiponja pësoi humbjen e parë, pas dy fitoreve.

Në dy ndeshjet e tjera të xhiros të shtunën, Ferizaj mposhti Ulpianën 42:10, ndërsa Besa fitoi ndaj Terezës 36:22. Elsa Kongjeli shënoi 16 gola për Ferizajn, kurse Samanda Konjuhaj realizoi 8 për Besën.