Përfaqësuesja e Kosovës në futbollin e femrave do të luajë kundër Sllovenisë, Turqisë dhe Hungarisë në Grupin 4 të Ligës B të UEFA Women’s Nations League 2027.

Shorti për garën u tërhoq të martën, më 3 nëntor, në Nyon të Zvicrës. Kosova u vendos në Grupin 4, ku kundërshtare do t’i ketë përfaqësueset e Sllovenisë, Turqisë dhe Hungarisë.

Kosova siguroi vendin në Ligën B pasi përfundoi e para në Grupin C2 në kampanjën paraprake.

Në kualifikimet për Kupën e Botës 2027, Kosova u eliminua nga Austria në raundin e parë të plejofit.