Reformat e synuara në Kosovë mund të tërheqin deri në 1,5 miliardë dollarë investime private dhe të krijojnë deri në 87 mijë vende pune brenda 5 deri në 10 vjetësh, sipas një raporti të Grupit të Bankës Botërore të publikuar më 29 tetor.
Raporti identifikon prodhimin e energjisë diellore dhe asaj me erë, shërbimet e biznesit dhe prodhimin e komponentëve për ndërtim si fusha me potencial për investime private dhe rritje ekonomike.
«Për të krijuar vende pune, për të gjeneruar të ardhura vendore dhe për të nxitur rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ekonomike, Kosova duhet të shfrytëzojë mundësitë e pashfrytëzuara për investime private dhe të heqë barrierat për to», tha Carole Megevand, menaxhere e Grupit të Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
“Për të krijuar vende pune, për të gjeneruar të ardhura vendore dhe për të nxitur rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ekonomike, Kosova duhet të shfrytëzojë mundësitë e pashfrytëzuara për investime private dhe të heqë barrierat për to”
Zbatimi i rekomandimeve për shërbimet e biznesit mund të tërheqë 68 deri në 177 milionë dollarë investime dhe të krijojë 32 mijë deri në 46 mijë vende pune.
Kosova synon që deri në vitin 2031 burimet e ripërtëritshme të përbëjnë 63 për qind të kapacitetit të instaluar të prodhimit të energjisë elektrike, krahasuar me 23 për qind më 2024.


