Në Kosovë u regjistruan 3.775 raste të reja me kancer gjatë vitit 2025, sipas raportit të IKSHPK-së për sëmundjet malinje. Shifrat nuk kanë konfirmim zyrtar të pavarur.
Prishtina kishte 652 raste të reja, më shumë se çdo komunë tjetër. Pas saj vinin Peja me 259, Gjakova dhe Prizreni me nga 236, Ferizaj me 209, Mitrovica me 188, Podujeva me 172 dhe Vushtrria me 169.
Gratë përbënin 51% të rasteve të reja, ndërsa burrat 49%. Grupmosha mbi 60 vjeç ishte më e prekura. Te gratë, më të shpeshtët ishin kanceri i gjirit dhe ai i organeve gjenitale femërore; te burrat, kanceri i lëkurës, mushkërive dhe prostatës.
“Besojmë se ky publikim do të shërbej si informacion dhe motivim për ata të cilët nuk raportuan si duhet”
Në raport figurojnë 5.564 persona me sëmundje malinje gjatë vitit, përfshirë edhe të diagnostikuarit në vitet e mëparshme. Informacioni u sigurua nga institucionet shëndetësore publike e private dhe u regjistrua në Regjistrin Popullativ të Sëmundjeve Malinje.




