B.D. është vendosur në paraburgim për një muaj pas kërkesës së Prokurorisë, në rastin e vdekjes së një 27-vjeçari dhe një foshnjeje në Demiraj.
Sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ngjarja dyshohet se ndodhi më 1 nëntor, pas orës 00:27, në shtëpinë e të dyshuarit. Prokuroria dyshon se pas një konflikti fizik, B.D. e privoi nga jeta djalin e tij.
Gjykata tha se foshnja D.D. u gjet pa shenja jete në shtratin e babait të saj, me shenja dhune dhe njolla gjaku. Prokuroria dyshon se vdekjen e foshnjës e shkaktoi babai i saj, tashmë i ndjerë.
“Po të lihej i lirë, i pandehuri, me qëllim të koordinimit dhe minimizimit të pasojave për veprimet e ndërmarra, do të mund të ndikojë në dëshmitarët e tjerë”
Gjykata e arsyetoi paraburgimin me rrezikun që i dyshuari të ndikojë te dëshmitarët. «Po të lihej i lirë, i pandehuri, me qëllim të koordinimit dhe minimizimit të pasojave për veprimet e ndërmarra, do të mund të ndikojë në dëshmitarët e tjerë», thuhet në arsyetimin e vendimit.
Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.



