Vdekja e një burri kosovar u konstatua në Suharekë më 3 nëntor, ndërsa prokurori urdhëroi dërgimin e trupit për obduksion.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti u regjistrua rreth orës 14:30. Njësitet përkatëse dolën në vendngjarje dhe ekipi mjekësor konstatoi vdekjen.
Me urdhër të prokurorit, trupi u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Suharekë 03.11.2026-14:30. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar.”




