Një burrë i dyshuar për sulm fizik ndaj një gruaje në Skenderaj u lirua pas intervistimit, me vendim të prokurorit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ndodhi më 2 nëntor, rreth orës 20:40. I dyshuari u shoqërua në stacionin policor për intervistim.
Gruaja mori trajtim mjekësor. Pas lirimit të të dyshuarit, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
“Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.”




