Një postim në TikTok pretendoi se ushtarët e Kosovës u përleshën me Hamasin dhe vranë 20 persona në Gaza, por pretendimi nuk mbështetet me dëshmi.

Postimi u publikua më 3 nëntor nga llogaria “kosova199972” dhe u paraqit si lajm i Klan Kosovës. Deri në kohën e verifikimit kishte marrë mbi 28 mijë shikime dhe mbi 500 pëlqime.

Postimi pretendonte gjithashtu se Izraeli i kishte falënderuar ushtarët e Kosovës, por kjo mbetet pa konfirmim zyrtar. As pretendimi për vrasjen e 20 palestinezëve nuk mbështetet me dëshmi.