Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës shqiptoi 1.614 gjoba trafiku dhe regjistroi 63 aksidente, sipas raportit të saj 24-orësh.
Nga aksidentet, 32 përfunduan me persona të lënduar, ndërsa 31 shkaktuan vetëm dëme materiale.
Policia njoftoi se gjatë së njëjtës periudhë u arrestuan 21 persona. Sipas njoftimit të Policisë, 17 prej tyre u dërguan në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.




