Një pistoletë, sprej, 58 fishekë dhe 17 gëzhoja u gjetën në shtëpinë e një të dyshuari në Skivjan të Gjakovës, pas hetimeve për të shtëna me armë.
Stacioni Policor në Gjakovë ishte informuar për të shtënat disa ditë më parë. Pas hetimeve, Policia siguroi urdhëresë nga gjykata për kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse.
Në koordinim me prokurorin e Shtetit, ndaj të dyshuarit u iniciuan raste për mbajtje të paautorizuar të armëve dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar: një (1) pistoletë, një (1) sprej, pesëdhjetë e tetë (58) fishekë, shtatëmbëdhjetë (17) gëzhoja”




