Pajisjet teknologjike të dhuruara nga Ambasada Britanike do të forcojnë hetimet e Policisë së Kosovës për krime komplekse ndërkufitare, njoftoi Policia të mërkurën.

Sektori i Hetimeve në Departamentin e Kufirit heton kontrabandimin e migrantëve, trafikimin e armëve të zjarrit dhe falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit e identitetit.