Një mashkull kosovar u arrestua në Prishtinë pasi dyshohet se ofendoi dhe përcolli një grua më 3 nëntor, rreth orës 19:00, sipas raportit të Policisë së Kosovës.
Sipas raportit, gruaja është kosovare. I dyshuari dyshohet se e përcolli gjatë rrugës.
Policia e ka iniciuar rastin si «Ngacmim».
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”




