Tenderi emergjent 400 mijë eurosh i Policisë së Kosovës për furnizim me goma dimërore u anulua ditët e fundit, por anulimi nuk ka konfirmim zyrtar.
Anulimi iu atribuua një dispozite të Ligjit të Prokurimit, pa u specifikuar se për cilën dispozitë bëhet fjalë. Nuk është bërë e ditur nëse veturat e Policisë kanë goma vere.
Ish-udhëheqësi i forcave të rendit Reshat Maliqi e kritikoi anulimin. Deputeti i Aleancës Burim Ramadani tha se ky veprim nuk duhet të kalojë në heshtje.
Vendosja e gomave dimërore bëhet e detyrueshme pas 15 nëntorit. Gjobat e përmendura janë 40 euro për qytetarët dhe 60 euro për personat juridikë.




