Një udhërrëfyes paraprak i Komisionit Evropian parasheh që Mali i Zi t’i përfundojë negociatat për anëtarësim në BE deri në fund të dhjetorit 2026.

Sipas planit, kapitujt e mbetur pritet të trajtohen në konferenca ndërqeveritare në nëntor dhe dhjetor 2026. Mali i Zi i ka mbyllur përkohësisht 21 nga 33 kapitujt dhe synon t’i përfundojë të gjithë deri në fund të vitit.

Hartimi i marrëveshjes së anëtarësimit parashikohet të përfundojë në pranverën e vitit 2027, ndërsa nënshkrimi mund të bëhet në verë, mundësisht në qershor.

Afatet janë orientuese dhe nuk garantojnë përfundimin e negociatave apo nënshkrimin e marrëveshjes. Udhërrëfyesi pritet të publikohet më 4 nëntor, por nuk është konfirmuar nëse do të publikohet atë ditë apo nëse versioni përfundimtar do t’i ruajë këto afate.