Kryesia e Kuvendit, nën drejtimin e kryetares Albulena Haxhiut, caktoi seancën plenare për 5 nëntor dhe themeloi Komisionin e Përbashkët Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE–Kosovë. Në mbledhje morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare, njoftoi Kuvendi të martën, më 3 nëntor.

Seanca e rregullt do të mbahet të enjten, nga ora 12:00. Ajo do të nisë me deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare për kabinetin qeveritar.

Në rend dite janë propozimet për zëvendësimin dhe emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare, si dhe miratimi i fushëveprimit të komisioneve për Legjislaturën XI.

Deputetët do të shqyrtojnë në lexim të parë projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave dhe atë për Regjistrimin e Bujqësisë. Po ashtu, do të shqyrtohet projektligji për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Seanca do të përmbyllet me shqyrtimin e Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2025.