Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha të hënën se organizimi i Lojërave Mesdhetare «Prishtina 2030» rrezikohet seriozisht dhe kërkoi zbatimin e marrëveshjeve nga Qeveria.
Në një postim në Facebook, ai iu drejtua kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë. «Po e ngre publikisht alarmin: rreziku që t’i humbim Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 është serioz», tha Rama.
Rama ia atribuoi rrezikun qasjes së Qeverisë dhe tha se Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) e kishte paralajmëruar këtë në një letër të 15 tetorit. Letra nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur, as nuk ka konfirmim të pavarur se organizimi rrezikohet realisht.
“Po e ngre publikisht alarmin: rreziku që t’i humbim Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 është serioz”
Në takimin e Komitetit Organizativ më 30 tetor u diskutuan drafti i Masterplanit, projektet prioritare dhe vazhdimi i përgatitjeve. Pas takimit, Kurti njoftoi se ishte riafirmuar shtrirja e Lojërave sipas Librit të Kandidaturës, ku përfshihen Peja, Gjakova, Prizreni, Drenasi, Skenderaj dhe komuna të tjera.




