Oftalmologia Rrona Gjini-Bytyqi tha se një kontroll më i hollësishëm në Qendrën Laserike të Syrit Kubati zbuloi keratokonus te një pacient që vazhdonte të ankohej për shikimin.
Pacienti jetonte jashtë Kosovës dhe kishte ardhur në klinikë për konsultë, sipas rrëfimit të saj. «Një pacient i cili jetonte jashtë, vjen veç për një konsultë në klinikën tonë. Unë e konstatoj që shikimin e ka goxha mirë, ama pacienti ka ankesa gjithsesi», tha Gjini-Bytyqi.
Ajo tha se matjet e dioptrisë nuk kishin ndryshuar. «I tregova pastaj që nuk është puna te dioptria, se dioptria faktikisht nuk ka ndryshuar në bazë të matjeve. Mirëpo, është diçka tjetër që ty po ta jep këtë pengesë në shikim», tha oftalmologia. Sipas rrëfimit të saj, pacienti u diagnostikua me keratokonus, sëmundje që prek kornenë e syrit.
“Një pacient i cili jetonte jashtë, vjen veç për një konsultë në klinikën tonë. Unë e konstatoj që shikimin e ka goxha mirë, ama pacienti ka ankesa gjithsesi”




