Oda e Farmacistëve të Kosovës bëri të ditur të shtunën se Leonard Kurti, specialist i Biokimisë Klinike dhe drejtor i Klinikës së Biokimisë në QKUK, ka vdekur.
«Me pikëllim të thellë, Oda e Farmacistëve të Kosovës mori lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut dhe anëtarit tonë, Mr. Ph. Leonard Kurti», thuhet në njoftimin e Odës.
Oda shprehu ngushëllime për familjarët, të afërmit dhe kolegët e Kurtit. Ajo vlerësoi kontributin e tij profesional dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm institucional.
“Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të rëndë për familjen, kolegët dhe komunitetin shëndetësor”
Në njoftim, institucioni shprehu mirënjohje edhe për mbështetjen e Kurtit ndaj sektorit farmaceutik. Oda tha se gatishmëria e tij për të ndihmuar, korrektësia dhe mikpritja ndaj anëtarëve të saj do të kujtohen me respekt.
Njoftimi i publikuar më 31 tetor nuk jep datën dhe vendin e vdekjes, as shkakun e saj.



