Një person i maskuar dyshohet se i mori para një gruaje nën kërcënimin e armës në Prishtinë më 3 nëntor, bëri të ditur Policia e Kosovës.

Rasti ndodhi në rrugën “Agron Rrahmani”. Pas grabitjes së dyshuar, personi u largua në drejtim të panjohur.

Policia tha se rasti është në procedurë hetimore. Identiteti i të dyshuarit dhe shuma e parave nuk janë bërë të ditur.