Në emisionin «Debat Plus», analisti Imer Mushkolaj kritikoi ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Mushkolaj vuri në pikëpyetje emërimin e Gërvallës në krye të Ministrisë së Drejtësisë, duke iu referuar punës së saj të mëparshme si ministre e Jashtme. «Qysh është e mundshme që zonja Gërvalla, totalisht e dështuar, kallxojnë statistikat, puna ose mospuna e saj si ministre e Jashtme, e ta bijnë ministre të Drejtësisë. Qysh është e mundshme kjo punë?», tha ai.
Ai tha se qytetarëve u intereson përgjegjësia politike, jo ruajtja e koalicionit qeverisës. «Ku më intereson mua si qytetar se nëse po u shkarkojka Donika Gërvalla po iu prishka koalicioni Albin Kurtit», tha Mushkolaj. Ai vuri në pikëpyetje edhe nëse Gërvalla dhe Sveçla mund ta përmirësojnë situatën.
“Qysh është e mundshme që zonja Gërvalla, totalisht e dështuar, kallxojnë statistikat, puna ose mospuna e saj si ministre e Jashtme, e ta bijnë ministre të Drejtësisë. Qysh është e mundshme kjo punë?”




